Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Torviscosa të Italisë, ku një punëtor shqiptar është goditur nga një shpërthim elektrik prej 20 mijë volt, që për pak e la të vdekur.

Sipas medias italiane që publikon lajmin, bëhet fjalë për durrsakun Ilir Shtraza, i moshës rreth 46 vjeç, një banor i Camponogara-s në provincën e Venecias.

Ai ka qenë duke punuar në uzinën kimike “Caffaro” dhe ishte në kushte të plota sigurie dhe i autorizuar në të gjitha aspektet, por ai aksident për pak rezultoi fatal për të.

Ai u transportua menjëherë me helikopter për në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

S.L.