Një vajzë është aksidentuar rëndë mesditën e sotme në afërsi të Stacionit të Trenit në Durrës.
Policia informon se e aksidentuara është ende e paidentifikuar.
Informacion Paraprak.
Më datë 08.03.2019, rreth orës 12:15 , në lagjen Nr 4 Durrës, në afërsi të Stacionit të Trenit , shtetasi A.Xh , 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





