Një familje shqiptare, e përbërë nga 4 persona, ka përfunduar në spital pas një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites së sotme në Gavorrano, Itali.
Makina me të cilën po udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një tjetër automjet.
Sipas medieve italiane, burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre të mitur kanë mbetur të plagosur në aksidentin automobilistik, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i palënduar.
Mediat vendase shkruajnë se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin Misericordia, ku kanë marrë ndihmën e parë.
Identiteti i shqiptarëve të përfshirë në aksident nuk bëhet ende i ditur nga mediet italiane.
Po n5 këtë aks rrugor, dy ditët e fundit janë regjistruar dy aksidente të tjera, në njërin prej të cilëve kanë mbetur të vdekur dy të rinj.





