Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani, ku mes 6 prej të plagosurve, raportohen se tre prej tyre janë fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Waldshut, Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku jetonin. Një kamion u përplas me makinën në të cilën udhëtonte familja shqiptare e cila po kthehej nga Kosova. Familja me pesë anëtarë dhe shoferi i kamionit u plagosën me rëndë.
Sipas mediave të huaja, shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa një person u bllokua në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit.
Fëmijët e lënduar janë të moshës pesë muajsh dhe tre vjeç dhe disa u transportuan me helikopterë shpëtimi në spitalet e fëmijëve.
Familja shqiptare vjen nga fshati Ratkoc i Rahovecit.





