Është aksidentuar rëndë teksa kthehej për në shtëpi, një familje shqiptare nga Malisheva, në  një rrugë në Otaci të Kroacisë.

Aksidenti i ka marrë jetën vajzës 15 vjeçare të familjes, ndërsa vajza tjetër, vetëm 6 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas “bota.al”, shkak i aksidentit mësohet të ketë qënë humbja e kontrollit të automjetit prej shpejtësisë së madhe.

Ftamirësisht kanë shpëtuar prindërit dhe djali.