Një furgon që transportonte nxënës është aksidentuar në Bulqizë.

Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë plagosur 5 nxënës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet gjithashtu se furgoni gjatë momentit të aksidentit ishte duke dërguar nxënësit në një minierë në Bulqizë, për të kryerë praktikë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.