Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pukë, ku një automjet ka dalë nga rruga në Munellë të Gjegjanit, teksa një person rezulton i zhdukur.

Në makinën në fjalë udhëtonte gazetari Alfred Lela së bashku me dy alpinistë, kur ajo ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra në greminë.

Alfred Lela mësohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.

Informacionet paraprake thonë se forcat e policisë dhe shërbimi i zjarrfikësve nuk po gjejnë dot prej dy orësh vendndodhjen e Lelës dhe të aksidentuarit tjetër, por mësohet se Lela ka dërguar lokacionin dhe së shpejti pritet që ambulanca apo zjarrfikësit të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.