Një këmbësore 59-vjeçare ka mbetur e aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Përplasja ka ndodhur në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës, aks i cili lidh pallatin e sportit “Ramazan Njala” me stadiumin “Niko Dovana”.
Pas përplasjes, automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërkohë që shtetasja A.V. është dërguar në spital nga mjete të rastit.
Mësohet se 59-vjeçarja, fatmirësisht, ndodhet në spital, por është jashtë rrezikut për jetën
Ndërkohë, policia e Durrësit ende nuk ka mundur të identifikojë mjetin shkaktar të aksidentit.
Kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës mund të ndihmojnë hetuesit të zbardhin aksidentin dhe të ndëshkojnë përgjegjësin.





