Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 18:40, te mbikalimi në Fushë- Krujë.

D. Hoxha 48 vjeç, banues në Prizren ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Renault” kur ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I.D. 11 vjeç, banues në Tiranë.

I mituri është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit nga Kosova i akuzuar për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.