5 qershor 2015 – Një i moshuar që u aksidentua dje pasdite në Tiranë, ndihmën e parë nuk e ka marrë nga një person i thjeshtë, por nga vetë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha.
Në momentin kur u aksidentua Avgur Topulli, ministrja Gjosha ishte duke kaluar pranë vendit të ngjarjes dhe nuk e ka kursyer ndihmën ndaj tij.
Më pas aty është afruar edhe patrulla “Shqiponja”, e cila ka njoftuar ambulancën për ta transportuar 68-vjeçarin në spital.
Sipas të dhënave Topulli rezulton të jetë fqinji i ministres.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/