Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:05, në lagjen nr.17 Durrës, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. H., 56 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. K., 88 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





