Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në afërsi të “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një kalimtare.

E aksidentuara është dërguar me urgjencë në spital. Aksidenti ka ndodhur teksa gruaja po kalonte rrugën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të tij.