9korrik 2015 – Redon Makashi po udhëtonte me makinën e tij tip “BMË” në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, kur pasditen e sotme u përplas me një trajler. Këngëtari, sipas të dhënave të para, ka tentuar të parakalojë mjetin e tonazhit të rëndë, por nuk ka mundur, duke u përplasur me mjetin e tij. Mësohet se pavarësisht dëmeve materiale, Makashi nuk ka lëndime serioze.
/agjencia e lajmeve dyrrah/





