Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është përfshirë në një aksident automobilistik.

Ka qenë vetë këngëtarja që e ka bërë të ditur këtë ngjarje përmes një postimi në Instastrory.

Bebe shkruan se për fat të mirë nuk ka pasur lëndime, por ky aksident e ka bërë të kuptojë sesa e çmuar është jeta.

"Sot pësova një aksident me makinë. Të gjithë janë mirë. Më kujtoi sa e çmuar është jeta. Do të perpiqem te jem më e mirë me veten dhe të tjerët. Meqë ra fjala, ju dua!", ka shkruar ajo.