Një aksident rrugor ka ndodhur në Fushë-Krujë, në dalje të autostradës në drejtim të Tiranës. Siç duket në këto foto të publikuara nga TvKlan janë përplasur disa makina.

Mes 3 mjeteve të aksidentuara është edhe një makinë që po merrte një nuse. Dyshohet se nga kjo ngjarje ka të plagosur. Megjithatë deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Siç duket edhe në foto në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të Policisë Rrugore.