15 qershor 2015 – Një makinë që po transportonte disa të burgosur nga burgu i Drenovës në Korçë është aksidentuar këtë pasdite.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:04 në fshatin Sovjan, ku mjeti autoblind ka pësuar një defekt teknik, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Drejtuesi i automjetit ishte shtetasi me iniciale T.Ç., 38 vjeç.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e detajeve të tjera.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/