Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Greqi, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkatdhetari i tij, një 44-vjeçar.
Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur në Karpathos, në orët e para të mëngjesit në kilometrin e parë të rrugës Pigadia – Aperi.
Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët doli nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me një pemë.
Policia dhe ambulancat shkuan në vendngjarje për të transportuar në spital të dëmtuarit.





