Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Devoll, me pasojë vdekjen e një mësueseje.

Një automjet në të cilin po udhëtonin 5 mësues ka dalë nga rruga, e për pasojë ka mbetur e vdekur njëra prej tyre. 

Si çdo mëngjes ata ishin nisur me makinë për në punë, në shkollën e fshatit Arrëz.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë ngrica në rrugë. Nuk dihet ende gjendja e mësuesve të tjerë.