Del nga rruga një automjet tip “Ford” te rruga e Kënetës në Durrës.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se ka mbetur një person i plagosur nga aksidenti, por jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti me targa AA 435 VO është përplasur me bordurën e trafikndarëses.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.