Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit këtë të martë.
Një mjet tip ‘Minicooper’ me targa AA 050 JV ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në një tokë bujqësore aty pranë.
Si pasojë, ka ndërruar jetë 35-vjeçari Bekim Shehu.
Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.





