Një i ri shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u përfshi në një aksident në Torino të Italisë.

Makina “Ford Fusion” me të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga, ndërkohë që udhëtonte me shpejtësi të lartë dhe pa rrip sigurie.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të së enjtes dhe në momentin e përplasjes shqiptari i moshës 28-vjeçare ka përfunduar jashtë makinës duke përplasur kokën në asfalt.

Bashkë me të udhëtonte edhe bashkëshortja 31-vjeçare me origjinë rumune, e cila ka mbetur e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai është në gjendje të rëndë në spital. Paraprakisht, autoritetet fqinje dyshojnë se shkak i këtij aksidenti të rëndë është bërë shpejtësia e madhe.