Një punonjës policie mbeti i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në orët e paradites së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku punonjësi i policisë po lëvizte me motor.

Nga informacionet e para, mësohet se ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.