Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, lagja 14 në Durrës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se viktima është rreth moshës 50 vjeç, por ende i paidentifikuar, pasi nuk i janë gjetur dokumente identifikimi në xhep.

Rreth orës 00:30 pas mesnate policia ka gjetur në rrugë viktimën. Dyshohet që pasi është aksidentuar nga një automjet, drejtuesi i tij është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.