Një aksident me pasojë plagosjen e një të riu nga Durrësi ka ndodhur ditën e diel në autostradë, te mbikalimi i Shkozetit.
Policia bën me dije se shtetasi A.G. vjeç 51, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor Th.L., vjeç 19, banues në Durrës.
Pas përplasjes, i riu është transportuar në spitalin e Durrësit, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndaj drejtuesit të mjetit u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





