Një shtetase e moshës rreth 30 vjeç është aksidentuar paraditen e sotme në aksin e autostradës Durrës-Tiranë. Një automjet tip “Volkswagen Golf” mësohet se e ka goditur me pasqyrën e tij. Nga kjo goditje ajo ka pësuar dëmtime serioze në të dy këmbët.

Ajo ka qenë duke kaluar në mënyrë të paligjshme aksin e autostradës nga njëri kah, në tjetrin. Ka qenë vetë drejtuesi i automjetit që e ka dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal Durrës. Identiteti i të dëmtuarës nuk dihet akoma, por ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.

Nga të dhënat e para mësohet se e aksidentuara ishte banore e zonës në një banesë me qira.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje.