Një 30-vjeçar nga Durrësi ka gjetur vdekjen ditën e djeshme pas një aksidenti në punë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private ku shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, është aksidentuar teksa shkarkonte një paletë me xhama.

Byrimet zyrtare bëjnë me dije se i riu fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës për në spital.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.