Një turiste gjermane është aksidentuar teksa ecte nëpër pyll në Valbonë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kërshi i Odës, në Çerem,Tropojë, ku shtetasja A.D, banuese Hofheim-Gjermani, është rrëzuar aksidentalisht në pyll. Ajo ndodhej në Valbonë me bashkëshortin e saj.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare Tropojë, ku i kanë dhënë ndihmën e parë.

E dëmtuara është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Civil Tropojë, për ndihmë të mëtejshme mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.