9 qershor 2015 – Një 45-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në Portin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, 45-vjeçari me iniciale E.S., që u rrëzua në hambarin e anijes “Union”, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, bën me dije Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Durrës.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/