Në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ka ndodhur një aksident. Shtetasi K. Sh., 75 vjeç, ka përplasur me automjetin e tij shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan, ku ky i fundit po udhëtonte me motomjet. Për pasojë,  51-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e panoramës”, automjeti me drejtues shtetasin K. Sh., 75 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. Zh., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar 51-vjeçari, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. 

Me shtetasin K. Sh. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.