Aksidentohet rëndë një fëmijë rreth 10 vjeç, me iniciale R.P. në hyrje të Durrësit.

Mësohet se i mituri ka dalë nga lulishtja dhe i ka prerë rrugën një automjeti. I mituri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E.Xh. ka qëndruar në vendngjarje pas përplasjes dhe është shoqëruar në komisariat. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion Paraprak 

Më datë 27.06.2019, rreth orës 20:10, në lagjen Nr.17 Durrës, shtetasi E.Xh., 45 vjeç,  duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale R.P., rreth 10 vjeç, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.