ITALI, 31 mars 2013– Një vajzë e re, vetëm 17 vjeçe, ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti automobilistik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Cremonese, Itali.
Martina Sarzi di Gussola ishte duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte kaluar natën në një diskotekë së bashku me miqtë të saj.
Në automjetin e aksidentit, tip Ford Fiesta, ndodheshin 4 të rinjtë të moshës 17, 18 dhe 19 vjeç.
Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë e për pasojë ka gjetur vdekjen 17 vjeçarja di Gussola, ndërsa tre të rinjtë e tjerë janë plagosur rëndë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





