Një 20-vjeçar shqiptar humbi jetën në orën 3 të mëngjesit të së shtunës në Selanik, kur makina e tij doli nga rruga dhe goditi një automjet të parkuar.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 6-të, afër plazhit të Dionisiou. 

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.