Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident rrugor teksa po udhëtonte me një motor.

Viktimë ka mbetur shtetasi L.B. 23 vjeç, i cili u godit nga një mjet, ndërsa ky i fundit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, në rrugën Fushë-Krujë – Kamëz, në fshatin Larushkë, ndërsa i riu ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.