Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari ka ndodhur mbrëmë në Durrës. Viktima R.Ç. po udhëtonte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 28-vjeçar, i cili ia mbathi nga vendi i aksidentit.
Policia njofton se "Më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" pasi në mbrëmjen e datës 17.09.2019 në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë".
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.





