Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në fshatin Bilaj.
Mësohet se adoleshenti Dorian Lata ishte duke ecur në rrugë, në momentin kur është përplasur nga një motor.
Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit.
Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasin Pashk Paluka.
Pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policise
Më datë 21.04.2017, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Bubq – Fushë Krujë, në fshatin Bilaj është aksidentuar nga një motor shtetasi këmbësor me iniciale K.V. 14 vjeç.
Fatkeqësisht shtetasi mësipërm ka ndërruar jetë.
Motori drejtohej nga shtetasi P.P. 68 vjeç, banues në Bubq, i cili është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë, për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.





