Një aksident me motor i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar në Milano të Italisë.
Media italiane “ANSA”, viktima është një 17-vjeçar, i cili u përplas me një makinë ndërkohë që udhëtonte me motor.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të të martës, në rrugën “Parini”. I riu u dërgua me urgjencën në spitalin San Raffaele, por plagët ishin shumë të rënda dhe adoleshenti nuk mundi të mbijetonte.
Po sipas medieve italiane, 17-vjeçari nuk kishte patentë dhe udhëtonte me një skuter të vjedhur më 13 maj.





