Lajm i hidhur për produksionin, aktorët dhe ndjekësit e serialit historik turk, “Ertugrul”. Aktori Arda Oziri, i cili luan rolin e Goktug, mikut të besuar të Sadettin Kopek, ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e së dielës pas një aksidenti me motor.

Sipas “Haberturk” aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit, kur motori i tij me tri rrota rrëshqiti në rrugë duke u përplasur me barrierat në Umraniye të Stambollit.

Aktori 39-vjeçar u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Umraniyes, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Ai iu bashkua serialit “Ertugrul” në vitin 2017, ndërsa ka luajtur në më shumë se 15 seriale që prej vitit 1997.