Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, ku një autoveturë është përplasur me një motor, ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit.

Deri më tani nuk është identifikuar personi që ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.