Një aksident me vdekje ka ndodhur në Kavajë, mëngjesin e sotëm.
Policia bën të ditur se rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”, mjeti me drejtues shtetasin B.H. ka aksidentuar biçiklistin shtetasin Latif Gjeçi, 78 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.





