Andi Murati është i riu që humbi jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, pak kilometra larg doganës së Morinës.
I riu me origjinë nga Peja ishte duke udhëtuar me motor, kur humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarêset.
Ai ishte i apasionuar pas motorëve dhe kjo “dashuri” i mori jetën.
Miqtë dhe familjarët e kujtojnë Andin si një djalë të çmuar, i cili e donte jetën dhe lirinë që ia jepte motori i tij.