Një aksident me një të vdekur është shënuar në komunën italiane Fondi këtë pasdite.
Sipas medieve vendore, viktimë ka mbetur një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një motor tip Scooter përgjatë rrugës “Diversivo Acquachiara”, kur pranë kryqëzimit me rrugën “Capocroce”, është përplasur me një kamion.
Përplasja ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.
Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Një ditë më parë, dy të rinj nga Kosova humbën jetën në një aksident tragjik në Itali, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.





