Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen pas aksidentit të ndodhur rreth orës 12:15 në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shën Vlashit ku një mjet tip Opel e ka përplasur.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 19.12.2017,  rreth orës 12:15, në autostradën Tiranë-Durrës,  tek Mbikalimi i Shenavlashit një mjet tip Opel,  me drejtues shtetasin A. D. , banues në Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor. A.S. rreth 55 vjeç.

Fatkeqësisht shtetasi A.S. ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.