Aksident me pasoje vdekjen në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premte rreth orës 16:30. Një 58-vjeçar ka aksidentuar një të moshuar, që ka humbur jeten ne vendngjarje.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në fshatin Qesarat, automjeti tip Kamion-Man, me targë SR 7476 B, me drejtues shtetasin S.B., 58 vjeç, banues në fshatin Gravë, ka goditur aksidentalisht, shtetasin N.B., 80 vjeç, banues në fshatin Qesarat.

Për pasojë personi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit shtetasin S.B., për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.