Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Tiranë.

Mësohet se një mjet tip “Volkswagen” përplasi një 54-vjeçare në afërsi të Mbikalimit të Patokut, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur " Mbikalimi i Patokut", mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.