Rreth  orës 20:45, në fshatin Bushnesh, Krujë shtetasi M.K. 35 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë duke drejtuar mjetin tip Audi ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.J. 29 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë.

Fatkeqësisht i riu 29-vjeçar ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet rreth aksidentit tragjik.