Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur sot në aksin nacional Sarandë- Gjirokastër, në vendin e quajtur Vrion.

Mësohet se viktima është Kosta Kaça rreth 75 vjeç.

Ai ka qenë në ecje në rrugë kur u përplas nga një makinë.

Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe ka nisur hetimet.