Një 50-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e një aksidenti në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ndodhi në lagjen Shënkoll ndërsa mësohet se viktima është shtetasi Gëzim Keci.
50-vjeçari po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një kamionçinë që drejtohej nga një 63-vjeçar.
Keci u dërgua në spital i plagosur, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Autoritetet policore shoqëruan në komisariat drejtuesin e kamionçinës, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë.





