Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar një person që po lëvizte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë.
Viktima është identifikuar si shtetasi H. B., rreth 62 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





