Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi rreth tw 50-ve ka ndodhur në aksin rrugor që të çon në Sektor Rinia.
Një 16-vjeçar që po drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person, që po peshkonte aty pranë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i riu nuk ka mundur të marrë siç duhet kthesën dhe për pasojë ka shtypur 50-vjeçarin, që së bashku me një tjetër të njohur po peshkonte në atë zonë.
Për shkak se nuk ka mundur të frenojë në kohë, makina ka përfunduar e përmbysur në kanal, ndërsa adoleshenti ka arritur të kërcejë në kohë nga mjeti.
Megjithëse nuk kishte leje drejtimi, ai po drejtonte mjetin, që u përfshi në aksident.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në ujë.