Një aksident tjetër i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ku shërbimet policore që kanë konstatuar se kishte dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli, 50 vjeç, punonjës i policisë kufitare në Shëngjin, i cili udhëtonte i vetëm. 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.